DYLON

Nuk kursehet policia, + 1 mijë e 273 qytetarë të gjobitur në bazë të ligjit Covid-19

Nuk kursehet policia, + 1 mijë e 273 qytetarë të gjobitur në bazë të ligjit Covid-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka bërë me dije se edhe gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Janë shqiptuar 1 mijë e 273 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Sipas policisë, poashtu janë gjithsej 929 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 23 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 40 persona dhe 23 të tjerë i ka dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajte të dënimit. /2LONLINE.com/