Pensionistët kosovarë janë dëshpëruar kur kanë marrë vesh se Qeveria Thaçi nuk ka parashikuar fare rritjen e pensioneve.Rritja sipas projeksioneve të Qeverisë nuk do të ketë jo vetëm më 2013, por as në tre vjetët e ardhshëm.
Partia e Pensionistëve e Kosovës pasi ka siguruar informacionin ka reaguar, pak ditë para se diskutimi për Ligjin e buxhetit të vihet në rend të ditës në Kuvend, shkruan Koha Ditore
“Gjatë fushatës lidhur me zgjedhjet lokale, kryeministri premtoi mes tjerash se në mandatit e ardhshëm katërvjeçar do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve për 100 për qind. Mirëpo, nëse shikohet Projektbuxheti të cilin e ka miratuar , po kjo Qeveri, për të cilin do të debatohet në Parlamentin e Kosovës të enjten, shihet qartë se premtimet për rritjen e pensioneve për tre vjetët e ardhshëm fare nuk janë përfshirë në këtë projektbuxhet”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PPK-ja.