Riad RASHITI
/2L ONLINE/ – Qeverisja komunale e Gjilanit bënë shumë çudira, shumë zyrtarëve komunal që punojnë nëpër institucione nuk u paguhen pagat për muaj të tërë, ndërsa atyre që fare nuk kanë punuar u jep nga pesë paga.
Zyrtari komunal Arbër Ismajli mori pagën e tij për 5 muaj pa shkuar asnjë ditë në vendin e tij të punës, si “shef” i zyrës së kryetarit të komunës, e ky veprim i tij e dëmtoi buxhetin komunal për më shumë se dy mijë euro. Ndërsa kthimi i tij tani në vendin e punës është joprocedural dhe i jashtëligjshëm, sepse mos shkuarje e tij në vendin e tij të punës për kohë kaq të gjatë dhe pa asnjë arsyeshmëri apo ndonjë akti ligjor, që atij do t’ia mundësonte mos shkuarjen në punë, është rast i paprecedent dhe i dëmshëm për institucionet komunale të Gjilanit.
Kryetari i komunës Lutfi Haziri i ka dhjetëra punëtorë (në administratë, shëndetësi dhe arsim) të cilët janë duke punuar për muaj të tërë nëpër institucione dhe ende nuk ka krijuar mundësi për ti paguar ata të cilët punojnë me orarë të plotë të punës, ndërsa ka paguar pandërprerë për 5 muaj me pagë të plotë “shefin” e zyrës së tij, nga taksat e qytetarëve të varfër të Gjilanit.
Ky veprim sa kundërligjor është edhe diskriminues, ku nuk paguhet ai/ajo që punon tërë ditën në komunë, ndërsa paguhet me normë të plotë zyrtari i cili fare nuk ka qenë në vendin e tij të punës dhe në anën tjetër ka bërë biznes në kompaninë e tij private.
Diskriminim i madh është bërë dhe po bëhet ende ndaj zyrtarëve komunal të cilët Lutfi Haziri i largoi nga vendi i punës kur e mori pushtetin, vetëm pse ishin të një subjekti tjetër politik. Disa nga të cilët tek tani janë kthyer në vendet e tyre të punës, pas proceseve të stërgjatura dhe vendimeve gjygjësore, e të cilat vendime u ekzekutuan vetëm me përmbarues, e disa të tjerë do të kthehen së shpejti në vendet e tyre të punës, sepse e drejta ligjore është në anën e tyre.
Këto veprime të kësaj qeverisje janë skandaloze, deri sa në vazhdimësi është thirrur në respektimin e ligjit në qeverisjen komunale, por ka ndodhur krejtë e kundërta e saj./2L ONLINE/
Riad Rashiti , anëtar i KK Gjilan nga PDK