Nuk ka fitues në Gjilan
SC Gjilani dhe Dukagjini kanë barazuar në javën e tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll.
Në ndeshjen e sontme, që u karakterizua edhe me faktin se u luajt nën dritat e reflektorëve të stadiumit ndihmës në Gjilan, u pa një lojë e bukur nga të dyja skuadrat dhe se epilogu i këtij takimi ishte ndarja e pikëve, pas një barazimi 2:2.
Golashënues:
SC Gjilani: Blerind Morina (9’) dhe Arbër Potoku (38’)
Dukagjini: Mërgim Pefqeli (20’) dhe Dienit Isufi (54’).
Tani skuadra e Gjilanit ka 7 pikë nga tri takime dhe pozicionet e dyta në tabelë. /2LONLINE/
