Shkruan: Sami ARIFI
Asociacion i komunave, mund të jetë, me më shumë apo më pak kompetenca ekzekutive (në këtë rast të komunave të ashtuquajtura serbe me shumicë), por, asociacion të komunave pa kompetenca ekzekutive nuk ka, sepse vetë komunat kanë ca kompetenca ekzekutive…
-Asociacioni është prodhim i nënshkrimit të qeverive të kaluara në vitit 2013 kryeministër i së cilës në atë kohë ishte Hashim Thaçi, ndërsa në vitin 2015 ishte kryeministër Isa Mustafa…
-Nënshtrimet e bëra për asociacionin e komunave të ashtuquajtura me shumicë serbe në vitet 2013 dhe 2015 janë obliguese për qeverinë e tanishme nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar për dialogun Kosovë-Serbi…
-Gabimi i qeverisë tanishme për asociacionin ishte që në fushatë zgjedhore ka premtuar se ne nuk bëjmë asociacionin e komunave me shumicë serbe, por kjo gjë tani është e kotë, sepse asociacioni tash nga viti 2013 dhe 2015 është i bërë, por duhet vetëm zbatimi praktik) pasi është nënshkruar nga qeveritë e atyre viteve…
-Qeveria e tanishme patjetër do të bëjë asociacionin, tani veç po e shikon se patjetër formohet asociacioni i nënshkruar më parë nga presioni i ndërkombëtarëve por tani kjo qeveri duhet bëjë përpjekje maksimale me ekspertë në këtë fushë që sa më pak ky asociacion i komunave të ashtuquajtura me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Asociacion të komunave pa fare kompetenca nuk ka, pasi që vetë komunat kanë kompetenca…
-Uroj Kosova, që heret ka hyrë në këtë qorrsokak me asociacionin e komunave me shumicë serbe, të dëmtohet sa më pak duke gjetur ekspertë të kësaj fushe për përpilimin e kësaj të keqe të nënshkruar më parë me më pak të këqija…/2LONLINE/