/2L ONLINE/ – Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Asamblenë Komunale të Gjilanit, ka vlerësuar punën e këtij organi përgjatë vitit 2015, ndërsa ka pranuar se ka pas raste kur në seanca të ndryshme, nga kolegë kuvendarë ka pas gjuhë edhe jo parlamentare me të cilën tha se nuk pajtohet, sikurse që ka qenë kritik edhe ndaj atyre që mungonin, nuk vinin me kohë ose e lëshonin seancën më herët, duke mos qëndruar deri në fund, duke mos respektuar kështu rregulloren e Kuvendit.
Por, Aliu ka mohuar se ai, si shefi grupimit më të madh në Kuvend, është provokator, ashtu siç e cilëson shpesh opozita, dhe bënë që të nxitet gjuha jo parlamentare. I pyetur nga Portali 2L ONLINE, në lidhje me këto akuza, Aliu tha se nuk është provokator dhe as opozita nuk e trajton si të tillë, por ka ndonjë individë në mesin e opozitës që mund të dalë edhe me këso cilësime, por se ai thotë se nuk qëndrojnë aspak ato.
Për më tepër, Aliu tha se dëshiron ta përkujton se është Shef i Grupit të Këshilltarëve ët LDK-së, grupimit më të madh në Kuvend dhe se natyrisht aty bëhet politikë, andaj ai ka raste kur në fjalën e tij përdorë metafora, por se, siç thotë ai, këtë e bënë për ta bërë më të kapshme, për një pjesë të opozitës, atë që dëshiron ta thotë. /2L ONLINE/