DYLON

Nuk ishte vetëm dëmtim prone por cenim i të drejtave dhe lirive fetare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli I Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot duke analizuar dhe përcjellë me kujdes zhvillimet pas incidentit te shkaktuar në xhaminë e fshatit Velekincë ka dënuar edhe njëherë ashpër dëmtimin e minares në xhaminë e fshatit Velekincë që ndodhi më datë 14.08.2016 nga një pjesëtar i komunitetit serb nga fshati Pasjan.

“Ky akt vandal nuk është vetëm dëmtim i pronës dhe objektit të Bashkësisë Islame, por ky akt mizor është edhe cenim i të drejtave dhe lirive fetare e cila nxit urrejtje fetare dhe nacionale, sepse janë përdhosur simbolet shpirtërore të një feje dhe një kombi”, thuhet në reagimin e KBI-së në Gjilan.

EkoHigjiena

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan edhe njëherë kërkon nga organet kompetente që këtë krim ta trajtoj me seriozitetin e duhur dhe organet e rendit të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare.

Këshilli i Bashkësisë Islame mbetet i përkushtuar që të vazhdojnë kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit në mes feve dhe kombeve, e të njëjtin përkushtim kërkojmë që ta kultivojnë edhe pjesëtarët e feve dhe kombeve tjera në Kosovë, thuhet në fund të reagimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.