DYLON

Nuk ishte prezentë, por përjashtohet nga seanca

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ndonëse Srgjan Mitroviq nuk ishte prezentë, kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi, ka kërkuar megjithatë që të votohet për përjashtimin e tij nga seanca e sotme gjë edhe që u bë. Siç dihet, Sergjan Mitroviq, këshilltar komunal në Kuvendin komunal të Gjilanit me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit, ishte përjashtuar edhe nga dy seanca të kaluara.
Përndryshe, në arsyetim, Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku- Rexhepi kishte thënë se Kuvendi merr një vendim të tillë për përjashtimin nga mbledhja e anëtarit të KK-së Sergjan Mitroviq. me kërkesë të anëtarëve ët Kuvendit të komunës së Gjilanit me arsye se i njëjti është emëruar nga Qeveria e Serbisë në pozitën e ushtruesit të detyrës të kryetarit të organit të përkohshëm i të ashtuquajturës Komunës së Gjilanit me seli në fshatin Kuvc, si strukturë paralele e Qeverisë së Serbisë e instaluar në komunë ne Gjilanit. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.