DYLON

Nuk i ndalet policisë, por nuk i shkon gjatë, kapët!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke qarkulluar me veturën BMW nuk ka përfillur urdhrat e policëve dhe nuk është ndaluar në shenjen e policëve për ndalim.

Njësiti policor është vënë në ndjekje të të njëjtit dhe me asistencë të njësitit patrullues ka arritur të ndalojë, por se ai ka refuzuar dhe ka rezistuar duke penguar zyrtarët policorë.

EkoHigjiena

Gjatë arrestimit njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.