Nuk i ndalet policisë, e godet me kamion zyrtarin policorFOTOILUSTRIM

Nuk i ndalet policisë, e godet me kamion zyrtarin policor

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se kanë arrestuar një qytetar i cili nuk iu është ndalur policisë, për më tepër në tentim për ët ikur me automjetin e tij, kamion, ka goditur një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti që është klasifikuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ka ndodhur më herët, pra më 27 gusht ndërsa policia ka identifikuar. Lokalizuar dhe arrestuar më 12 shtator.

“Më 27 gusht 2019, rreth orës 16:00, në fshatin Debëlldeh, komuna Viti, patrulla policore duke tentuar të ndalin kamionin me tabela 05, vozitës i dyshuari, nuk ka përfillur urdhrat e policëve nuk është ndalur, dhe duke u përpjekur për të ikur ka godit me kamion njërin nga zyrtarët policor, me ç ‘rast zyrtari ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Hashani.

Sipas tij më 12 shtator 2019, nga ana e Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe është arrestuar i dyshuari,ku pas procedurave ligjore ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti ka kaluar në Prokurorinë themelore.

KOMENTE