DYLON

Nuk i ka hije opozitës!

Nuk i ka hije opozitës!
Avatar photo Redaksia

NGA: Arbër Musliu –/anëtar i Kuvendit Komunal  të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/

Nuk ju ka hije Opozitës,

EkoHigjiena

Dua të reagoj në publik për këtë sjellje politike të Opozitës!

Në kohën e fundit, ka pasur reagime të ndryshme që kanë tentuar të dëmtojnë imazhin e Qeverisjes së drejtë dhe të pa Korruptuar në Komunën tonë.

Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë rast i vetëm në raport me Kurrpsionin, por ka tentativë për të ndryshuar opinionin e qytetarëve.

Përdorimi i maturantëve për qëllime politike është një shembull i kësaj Opozite. Qeverisja e kaluar, me më shumë se 4 mandate, as njëher në Kuvendin Komunal nuk mori vendime të tilla apo të ngjashme për maturantët si ky i fundit.

Tani, opozita po tenton të përfiton nga situata duke përdorur nxënësit si vegla politike, një taktikë që po shqetson të gjithë.

Në Komunën e Gilanit, Drejtoria e Arsimit e as Kryetari i Komunës, nuk ka shpall asnjë tender ose nënshkruar marreveshje të tilla për maturantët. Vendimi i kryetarit, në bashkëpunim me Këshillin e  prindërive, ishte i drejtë për të gjetur forma alternative të organizimit dhe jo për të anuluar Eskurzionin.

Vendimi i Kuvendit për të anuluar vendimin e Kryetarit është i paqartë, pasi Kuvendi nuk ka kompetencë për të anuluar vendime të Kryetarit të komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.