/2L ONLINE/ – Pas deklaratës publike të Ministrit Arsim Bajrami , se në tetorin e këtij viti mësimdhënësit e Kosovës do t’i nënshtrohen testit me shkrim , pasoi reagimi i arsyeshëm i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut , duke reaguar si gjithmonë dhe duke ngritur zërin e anëtarësisë , me deklarim prerazi kundër një eksperimenti të tillë ! Lidhur me këtë, nē opinion nisi të hapej debat lidhur me këtë çështje , madje kishte edhe deklarime , se gjoja mësimdhënësit po frikësohen nga testi. Pra, kishte deklarime të stilit , se nëse janë të aftë pse po frikësohen?! Duke qenē njëri nga mësimdhënësit e Kosovës dhe anëtarët e SBASHK-ut , SBASHK-u ka prezantuar edhe zërin tim dhe tē kolegëve tē mi .
Unë dhe kolegët e mi kudo në Kosovë , nuk i frikësohemi monitorimit dhe vizitave të njerëzve kompetentë për të parë në klasë , se sa e si po punojmë me nxënësit, por nuk pranojmë të testohemi sipas tekeve të dikujt , e të nënçmohet dija jonë diploma e fakultetit ! Me këtë test nuk do të degradoheshim vetëm ne mësimdhënësit , por edhe profesorët tanë të fakulteteve . Ata na ligjëruan , na testuan vazhdimisht njohuritë dhe në fund edhe duke na dhënë nota vlerësuan se sa dijmē … Diploma dëshmon se ne jemi të përgatitur për të punuar me nxënësit. Ne pajtohemi , të na monitorojnë e të shohin nga afër përformancën tonē inspektorët profesionalë tē arsimit , tē cilēt janē të mirëseardhur dhe ne nuk u frikësohemi . Ata do të shohin nga afër sa jemi të përkushtuar e të përgatitur dhe do të na japin këshillat e sugjerimet e tyre , që do të jenë të mirëseardhura dhe të pranuara.
Jemi për Vlerësimin e mësimdhënësve , së pari në çoftē se nuk do të kishte organe të cilat kanë për detyrë dhe obligim , që të vlerësojnē mësimdhënësit dhe këtë punë e kanë, DKA-t, Inspektoriatet Regjionale (SIA) inspektoriati në kuadër të Ministrisë , duke iu referuar raporteve Zyrtare të këtyre organeve japin vlerësimin për secilin mësimdhënës në lidhje me performancën e punës dhe përgaditjes profesionale ( pse kēta nuk e kryejn punën si duhet, mësimdhënësi nuk është fajtor). Pra , sikur të mos ishin këto organe , që kanë për detyrë ta bëjnë këtë punë jemi për Testin e Mësimdhënësve.
Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjis , sē pari duhet të bëjë një analizë në lidhje me këtë temë të konstatoj dhe të jap Argumente të forta , përse është i nevojshëm testi për mësimdhënës , e jo të thonë se qēllim e kemi për ta përmirësuar cilësin në arsim sepse me UA me nr.14/2013 , shihet qartë se mësimdhënësit janë problemi më i vogël , që sistemi arsimor është këtu ku është ,n’fund t’pusit ! Duhet një reformim i tërësishëm i sistemit arsimor , pastaj të formoj një ekip tē ekspertėve më të mirë që ka vendi si ; pedagog , psikolog , metodicient , etj., të cilët do t’a hartonin një test , i cili do tē kishte për qëllim matjen e njohurive , shkathtēsitē dhe artin e mësimdhënies , në lidhje me përgaditjen e tyre Didaktiko – Pedagogjike . Dhe nē çoftē se punët do të shkonin mirė dhe mbarë dhe ky testim do të kishte qëllim vetëm për të ngritur nivelin në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies dhe vlerësimit jemi PĒR TEST . Plotësisht jemi tē pajtimit , se mund të bēhet testim , mirëpo ky testim nga ana e të gjithë mësimdhënësve shihet si një tendencē , qē ka për qëllim të bëhet sa për sy e faqe , tē avancoj papunētorēt , tē padishmit , ata qē mund tē mos kenē shkelul fakultetet , por qē iu ështē bartur indexi prej Profesorit nē Profesor ( shembujt e testit tē arritshmērisē dhe kombëtar ) apo edhe tē “zgjedhjes sē mēsimdhēnēsve mē tē mirē “, me diktat nga drejtorēt e arsimit .të mos kemi as një rezultat nga kjo punë …!
Prandaj , ne mendojmē se gjërat duhet matur mirë , sepse të gjithë mësimdhënësit e R.se Kosovës kanë kaluar nëpër testime të ndryshme vlerësime të ndyshme, seminare të ndryshme në lidhje me mësimdhënje dhe mësimnxënie . Shkollat tona , mësimdhënësit dhe nxënësit kanë nevojē për infrastrukturē bashkēkohore përkrahje dhe mbështetje Institucionale dhe ligjore , kanē nevojē pēr njohjen dhe benifitet e heroizmit tē tyre nē periudhēn 1990-1999 , kanē nevojē pēr pavarēsim , e jo diktate dhe nēnshtrim dhe rezultatet do t’i shihni … Zotri Ministër , Ju jeni vetë njeri i qē vjen nga fusha e Arsimit dhe për shumë vite keni vlerësuar , ende vazhdoni të vlerësoni , duke iu dhënë njohuri të shumë studentëve dhe shume juristēve tē ardhshēm . Nuk dyshojmē nē profesionalizmin tuaj , por drejtēsia kosovare ēshtē mē keq se asnjēherē mē parē …! Me çfarē testi do t’a vlerēsonim performansēn tuaj e tē kolegēve tu , nēse e kemi kētē gjendje nē drejtēsinē kosovare …?! Mësimdhënësit e Kosoves janë të bindur , që ju i keni vën vetes një mision , dhe ky mision është që ta reformoni , ta ngritni cilësinë e Arsimit në Kosovë dhe ky reformim të jetë shembull për Arsim Cilësor në Regjion.
Juve zotri Ministër vini nga fusha e Legjislacionit, Ligji i Arsimit në Kosovë ka nevoj të përmirësohet dhe të rregullohet në shumë elemente. Zotri Ministër , mos mendoni se me një testim të mësimdhënësve do ta ndryshoni cilësinē nē arsimin parauniversitar para atij universitar . Prandaj , analizojeni këtë çēshtje mē me seriozitet, kemi shumë më shumë çështje të tjera , për t’i përmirësuar në sistemin tonë arsimor . Një proverb popullore në Dukagjin thuhet ;” Pleqëri mbi pleqēri nuk ka !” Më këtë dua të them , se mësimdhënësit e Kosovës, kanë kaluar nëpër teste për katër vite të studimeve të tyre, janë vlerësuar dhe kanë fituar thirrjet si ; mēsimdhēnēs , master , doktorantē, akademikē , etj,etj…! Zoti Ministēr , nēse ke vendosur për ta bërë këtë eksperiment , atëherë fillo me kolegët e tu universitar , sepse dyshimet fillojnē nga aty ! Ujin nuk e turbullon shtrati , por ama . Dhe peshku nuk qelbet ne bisht , por ne kokē ! E nēse shkon mirë vazhdo,por nëse dështon dhe sigurisht se dështon , pēr faktin se aty ka pak dije , e mē shumē plagjiaturē , ka mendjemadhësi dhe injorancē , ka korrupcion e nepotizēm , ka e çka s’ka ! Pastaj , ju e vlerësoni se a duhet te futen ne test “brumi” i juaj!?
Deri nē analizēn tuaj tē ardhshme eksperimentale ,mirē mbeçi z.Ministēr! /2L ONLINE/
/Autori është mēsimdhēnēs lēndor , nē Shfmu.”Rexhep Elmazi”nē Gjilan/