DYLON

Nuk është tuta kulturë e jona! – thotë Arbër Ismajli

Nuk është tuta kulturë e jona! – thotë Arbër Ismajli
Avatar photo Redaksia

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, e që vije nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se kultura politike e LDK-së është e ndërtuar mbi parimin e demokracisë, besimit e reflektimit.

Ismajli thotë se brenda LDK-së ka njerëz potencial që dinë t’i dalin zot këtij vendi, e mbi të gjitha, ka fytyra politike të cilët ndërtojnë klimë besimi tek qytetarët.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Miq,

Kultura politike e LDK-së është e ndërtuar mbi parimin e demokracisë, besimit e reflektimit. Brenda LDK-së ka njerëz potencial që dinë t’i dalin zot këtij vendi, e mbi të gjitha, ka fytyra politike të cilët ndërtojnë klimë besimi tek qytetarët.

Lidhja atipike e disa personave ndërmjet klimës politike të Podujevës me Gjilanin, është tejet e gabuar, dhe joreale. Qytetarët e Gjilanit kanë të ndërtuar besim, bindje dhe kulturë qeverisëse, e cila reflekton drejtpërsëdrejti në jetën publike e institucionale të tyre.

Ata e dinë më së miri t’i dallojnë kandidatët potencial të tyre. Bindja e tyre në bastionin e vjetër është pjekuri e cila arrinë të ndërtohet ndër vite.

#Nukeshtetutakultureejona!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.