DYLON

Nuk është problem që po punohet në Gjilan. Problem është si po punohet!

Nuk është problem që po punohet në Gjilan. Problem është si po punohet!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Azemi

Nuk ka asnjë logjikë që një rrugë të hapet sot për të futur një gyp, të mbyllet pas disa javësh dhe pastaj të hapet përsëri për një tjetër gyp. Kjo nuk është planifikim. Është punë e bërë dy herë, me kosto të dyfishtë dhe me dëme të dyfishta për qytetarët.

EkoHigjiena

Sa herë që hapet rruga, dikush e paguan atë punë. E paguan qytetari i shkretë prej xhepit të varfër. E paguan me taksat e veta, me kohën e humbur në trafik, me rrugët e bllokuara dhe me bizneset që humbin klientë e ditë pune.

E bash këtu lind pyetja që duhet t’i përgjigjet komuna:

Pse nuk koordinohen punët paraprakisht, në mënyrë që rruga të hapet një herë dhe të kryhen të gjitha ndërhyrjet që janë planifikuar?

Kjo nuk kërkon ndonjë filozofi të madhe. Kërkon planifikim dhe ndershmëri.

Edhe bizneset duhet të njoftohen me kohë. Nuk mund t’i vendosësh përpara një bageri pa paralajmërim dhe pastaj të presësh që ato të funksionojnë normalisht. Investimet publike nuk duhet të bëhen duke ua bartur koston bizneseve dhe qytetarëve.

Puna publike vlerësohet me sa mirë është planifikuar, sa para janë kursyer dhe sa pak janë penguar qytetarët dhe bizneset.

Nëse një punë mund të kryhet me një ndërhyrje, nuk ka arsye të bëhet me dy apo tri.

Kur mungon planifikimi, paratë publike nuk zhduken. Ato shpenzohen dy herë për të njëjtën rrugë.

Kjo nuk është zhvillim. Kjo është kosto e panevojshme e paguar nga qytetari.

Është mirë me provu me u ngopë njëherë e mirë e me ia nis me punu për qytetarin, shtetin dhe të ardhmen tonë.

Kurrë nuk ndodh diçka pa kalkulime. Ju njohim.

Bëjeni punën një herë, bëjeni siç duhet dhe bëjeni me përgjegjësi. Paratë e qytetarëve nuk janë para të askujt. Janë para të ndara nga xhepi i varfër i tyre. Një a disa fëmijë mbesin keq për ato para të ndara për shtetin tonë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.