DYLON

Nuk është normal “normalizimi” me atë që nuk është normal

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl KURTESHI

/2L ONLINE/ – Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, fjala normal/e do të thotë: Që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt e të zakonshëm të gjërave; që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme… sipas fjalorit anglisht-anglisht: “The Oxford popular English Dictionary”, fjala normal do të thotë: conforming to ëhat is standard or usual; typical (diçka që është konform standardes ose të zakonshmes; ose tipike).

EkoHigjiena

Thaçi, pas dështimit të Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO disa herë e përsëriti konstatimin:” Serbia po udhëheq politika luftënxitëse dhe raciste…” në të njëjtën kohë ai deklaroi: ne do t’i vazhdojmë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me arsyetimin se kjo është rruga evropiane. Bazuar në këtë deklaratë politika e Serbisë karshi Kosovës nuk është normale siç nuk është normale bindja se Kosova përmes Serbisë mund shkon në Evropë. Kurse angazhimi i Thaçit për vazhdimin e negociatave me Serbinë në këto rrethana është absurd.

Daqiq, në prag të konferencës së UNESCO-së, në të cilën votohej për anëtarësimin e Kosovës deklaronte: Kosova është një vend terrorist, është ISIS… Ditë e natë po punojmë me të gjithë…ne nuk kemi punë më urgjente se pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESKO. Kjo do të më kënaqte më shumë se çdo gjë tjetër.

Kryeministri serb Vuqiq, para se të votohet në UNESCO, deklaronte: Po punoj deri në orën dy pas mesnatës për pengimin e anëtarësimin të Kosovës në UNESCO.

Pas pezullimit të marrëveshjes së “Zajednicës nga ana e Gjykatës Kushtetuese më këmbëngulës për vazhdimin e bisedimeve dhe sidomos implementimin e marrëveshjeve të 25 gushtit u deklaruan liderët e Serbisë Vuqiqi dhe Daqiqi.

Vuqiqi: hapur po kërkon nga BE-ja që të bëjë presion në Prishtinë për implementimin e Marrëveshjes.

Daqiq: “Marrëveshja për “Zajednicen” nuk mund të tërhiqet sepse qellim i negociatave të Brukselit ka qen themelimi i “Zajendicës”.

Këto sjellje dhe deklarata të zyrtar4ve të lart serb nuk mund të quhen normale dhe janë pengesë e patejkalueshme për normalizimin e marrëdhënieve, derisa Serbia nuk e ndryshon rrënjësisht qasjen ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

A është normale t’i normalizosh marrëdhëniet me një shtet racist e luftënxitës që hapur ta cenon sovranitetin dhe ta pengon integrimin në organizata ndërkombëtare edhe pse në Bruksel ishte zotuar për të kundërtën e kësaj që po e bënë?

A është normale që përfaqësuesit e një shteti të pavarur të insistojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet me një shtet që deri para 16 viteve e ka mbajt të okupuar vendin e tyre, e që edhe më tutje e konsideron krahinë të vetën edhe në kushtetutë, edhe gjatë negociatave për normalizim edhe në veprimet dhe sjelljet e përditshme; t’ i normalizosh marrëdhëniet pa kushte, e duke bërë koncesione të reja, me një vend që për 87 vitet e okupimit ka ushtruar dhunë e gjenocid mbi popullin e shtetit që po insiston për normalizim të marrëdhënieve. Shtetin që hapur pengon funksionimin e institucioneve të shtetit të Kosovës në tërë territorin; që prioritet të vetin e shpall pengimin e anëtarësimit të

Kosovës në organizmat ndërkombëtar siç ishte rasti i UNESCO-së; që edhe 16 vite pas lufte nuk po i kthen as mbetjet mortore të rreth 2000 shqiptarëve të vrarë nga vet shteti serb. Që ndërhyn me të gjitha mjetet e mundshme që ta zhbëj shtetin e Kosovës?

A është normale që pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në UNECO, për fajin kryesisht të Serbisë, që u angazhuar me tërë arsenalin, diplomatik e kishtar që ta pengoj këtë anëtarësim, qeveritarët e Kosovës menjëherë, pa u menduar fare, të deklarojnë se bisedimet për normalizim do të vazhdojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

A është normale që Qeveria marrëveshjet t’i shpall të pa rishqyrtueshme e ta injoroj përjashtoj opozitën nga vendimmarrja për çështje shumë të rëndësishme për vendin, derisa eurodeputetja, Ulrika Lunacek, angazhimin e Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e quajti jonormal, dhe tha se kjo mund të ndikon në procesin e negociatave të mëtutjeshme. Kurse sa i përket Marrëveshjes së 25 gushtit të nënshkruara në Bruksel ajo nuk e përjashtoj mundësin e rinegocimt, të cilën e quajti marrëveshje në mes të dy shteteve por jo ndërkombëtare. Për rishqyrtimin e kësaj marrëveshje po angazhohen edhe ekspert juridik e kushtetues, sepse në këto marrëveshje kanë gjetur çështje që janë të papranueshme. Zonja Lunacek dhe shumë ekspert e politikan nga brenda dhe jashtë vendit po kërkohet që për marrëveshjet në fjalë Qeveria ta merr bekimin edhe të opozitën.

A është normale që Qeveria që thirret në të drejtën e shumicës të refuzoj që kjo çështje kaq e rëndësishme të zgjidhet përmes referendumit si forma e demokracisë së drejtpërdrejt, siç nuk është e gatshme të tërhiqet nga marrëveshja dhe ta fillon rinegocimin për këto

çështje bashkë me tërë spektrin politik të vendit. Vazhdimi i negociatave në mënyrën si po insiston Qeveria dhe Serbia do të thotë vazhdim i koncesioneve të reja ndaj Serbisë.

Këto negociata në formën si kanë filluar, nuk ka mundësi të përfundojnë me normalizim të marrëdhënieve. Normalizimin përmes negociatave në Bruksel e pamundëson fakti që Kosova ka pranuar të negocioj me Serbinë, para se Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe pa parimin e reciprocitetit që janë kushte të domosdoshme pa të cilat nuk mund të ketë bisedime të suksesshme.

Insistimi i normalizimit të marrëdhënieve me shtetin që vetë negociatorët e Kosovës e quajnë racist kurse pala tjetër Kosovën e quan ISIS nuk është normal.

Pranimi i përfaqësuesve të Kosovare së pavarur, pavarësinë e të cilës e kanë pranuar mbi 100 shtete, të bisedoj me Serbin si krahinë e saj nuk ka gjasa të prodhoj normalitet.

Çdo përpjekje tjetër e negociatorëve të Kosovës dhe e ndërmjetësuesve të BE-së, të cila janë lodhur me Ballkanin dhe e dëshiron një përfundim do si do, që marrëveshjet të mos ndryshojnë dhe negociatat me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës të vazhdojnë është gabim i madh që sjell komplikime me pasoja të paparashikueshme.

Prandaj ndërprerja e këtyre negociatave, deri në momentin kur Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës është gjëja më normale që mund të ndodh aktualisht. /2L ONLINE/

/autori është deputet i Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.