Me ne fund te dashuruarit pas bukës dhe karbohidrateve ne përgjithësi mund te qetësohen. Një studim britanik ka treguar se konsumi i bukës nuk na shendosh. Jemi te shëndosha thjesht dhe vetëm për shkak te faktit se hamë shume, shume me tepër nga c’janë nevojat e organizmit.
Ne këtë mënyrë artikulli, qe botohet edhe ne Daily Mail, ka shbërë te gjitha legjendat qytetëse, sipas te cilave konsumi i bukës çon drejtpërdrejtë ne shëndoshje. Buka nuk na shendosh, por na shendosh ajo me te cilën shoqërojmë bukën.
Sipas disa përllogaritjeve te thjeshta te se përditshmes britanike, dy feta buke përmbajnë vetëm 190 kalori dhe dy gram yndyra. Nëse mbi to do te shtrojmë edhe një shtrese gjalpë, atëherë te dhënat ndryshojnë shume. Ne këtë mënyrë llogaritet te marrim rreth 334 kalori dhe 16 gram yndyrë. Nëse do te përdorim majonezë, kjo sasi kalorie shkon ne 600 dhe yndyra ne 34 gram.
Pra “faji” ne këtë rast nuk është i bukës. Madje nëse do te konsumojmë buke integrale, atëherë do te kemi marre edhe shume fibra te nevojshme për organizmin. Veç kësaj, drithërat kane edhe shume kalcium dhe hekur, te cilat përbejnë rreth 25% te nevojave ditore ne këto mikroelemente, si dhe sasi te madhe te Vitaminës B1.