DYLON

Nuk e nisën mirë!

Nuk e nisën mirë!
Avatar photo Redaksia

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll është rikthyer sot me dy ndeshjet e para të javës së 19-të, e në këtë nismë patën ballafaqimet e tyre edhe dy skuadrat gjilanase, Drita si nikoqire dhe Gjilani, skuadër mysafire.

FC Drita priti në terren të saj skuadrën e Llapit, nga e cila pësoi humbje, derisa Gjilani barazoi në udhëtim me Fushë Kosovën, e cila ishte e fundit në tabelë.

EkoHigjiena

Kur jemi te Drita, me pretendime më të larta, ballafaqimi i sotëm me Llapin u vlerësua derbi, për faktin që edhe Drita edhe Llapi kishin nga 34 pikë në pozitat dy dhe tre. Tani Llapi përforcohet në pozitë ne dytë me 37 pikë, duke  i lënë gjilanasit  të tretë me 3 pikë më pak.

Llapjan shënuan në fillim të takimit (Arbnor Ramadani 4”), e futbollistët e Dritës më shumë se 90 minuta të tjerë (me kohën shtesë), nuk arritën ta gjejnë golin, së paku, atë të barazimit.

Përndryshe,  ndeshja  vqë u zhvillua të shtunën ishte edhe sfida mes Fushë Kosovës e Gjilanit që përfundoi me barazim (1:1).

Skuadra kuq e bardhë e Gjilanit arriti të kaloi në epërsi në pJesëlojën e parë (Senad Jarovic 40’), por se nuk arriti ta ruaj këtë epërsi pasi vendësit barazuan (Dorent Hajdari 76’),  dhe rezultati 1 me 1, ishte edhe epilogu final i këtij takimi.

Tani, Gjilani vazhdon të jetë i teti në tabelë me 19 pikë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.