DYLON

Nuk e ndërpresim grevën deri në realizimin e kërkesës tonë

Avatar photo Redaksia

Nuk e ndërpresim grevën deri në realizimin e kërkesës tonë, që urgjentisht të kthehet Trepça në pronësi të shtetit të Kosovës.

Kështu i kanë thënë Indeksonline anëtari i Këshillit Grevist të minatorëve të Trepçës, Behxhet Vinarci të cilët kanë nisur grevë në horizontin X kundër vendimit të qeverisë që të shtyhet miratimi i projektligjit i cili do të kthente gjigantin kosovar si pronë të shtetit.

EkoHigjiena

Indeksonline iu sjell deklaratën e këtij anëtari të Këshillit grevist i cili e sqaron se vendimi për të nisur grevën është marrë sot në mëngjes në orën 9:30 , ndërsa qeverisë i është dhënë afat 24 orësh që së paku të nis procedurat për miratimin e ligjit që do të kthente Trepçën në pronësi të shtetit të Kosovës.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë minatorët do të marrin vendim të ri për hapat e mëtutjeshëm rreth kësaj çështjeje.

“Në grevë janë të gjithë punëtorët të cilët janë të punësuar në Trepçë…kërkesa jonë e vetme është që të procedohet ligji për kalimin e Trepçës në pronësi të shtetit sa më shpejtë. Ne i kemi dhënë afat qeverisë që brenda 24 orëve të ndërmerr hapat e duhur që të procedojë këtë ligj. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë ne do të mblidhemi sërish për të marrë vendimin e radhës”, ka thënë për Indeksonline, Behxhet Vinarci. /Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.