Nuk e harron vendlindjen, ndihmon shkollën me makinave të reja profesionale për pastrimin e dyshemeve
Zaim Zymeri, drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje për bashkëvendësin dhe bashkëatdhetarin, Beqir Rafuna, i cili, edhe pse jeton dhe vepron në Zvicër, asnjëherë nuk e harron vendlindjen dhe shkollën e komunitetit të tij.
Beqir Rafuna ka dhuruar dy makinave të reja profesionale për pastrimin e dyshemeve, e drejtori i shkollës Zaim Zymeri ka thënë se ky është një kontribut i çmuar që do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve në këtë shkollë.
“Faleminderit për bujarinë, përkujdesjen dhe shembullin e mirë që po jepni. Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të vazhdueshme”, ka thënë rejtori Zymeri. /2LONLINE/
