DYLON

Nuk bëj dallime, kosovar – shqiptar

Avatar photo Redaksia

Trajneri i kombëtares shqiptare edhe një herë i përgjigjet pyetjes në rast të largimit të futbollistëve kosovar të kuqezinjve në rast të pranimit të FFK-së në FIFA e UEFA.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka theksuar edhe njëherë se nuk bën dallime mes lojtarëve shqiptarë dhe atyre kosovarë në përfaqësuesen shqiptare.

EkoHigjiena

I pyetur nga gazetarët nëse e ka menduar ndonjëherë se kosovarët mund të largohen kur Kosova të njihet nga FIFA dhe UEFA, ai u përgjigj: “Unë nuk e mendoj fare këtë gjë. Po ta keni vënë re, nuk bëj asnjëherë dallime në skuadër, por luan gjithnjë ai që më bind”, transmeton sporti1.com.

“Ndaj Qipros në fushë më duket se kanë qenë më shumë shqiptarë sesa kosovarë, ndërsa në ndeshje të tjera e kundërta. Gjykoj se gjithkush që ka ardhur të luajë për Shqipërinë e ka bërë me vetëdije, dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre vetëm në sajë të asaj çka jep në fushë”, tha De Biasi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.