DYLON

Nuhiu: Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë e veta

Nuhiu: Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë e veta
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës klubi, FC Drita do të takohet me FC Inter Turku nga Finlanda.

Për këtë përballje kryetrajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

EkoHigjiena

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksiimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe klubi, FC Drita zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC Inter Turku nga Finlanda. /2LONLINE/