DYLON

Nuhiu: Lajm i mrekullueshëm për nxënësit e shkollave tona profesionale!

Nuhiu: Lajm i mrekullueshëm për nxënësit e shkollave tona profesionale!
Avatar photo Redaksia

“Është arritur marrëveshja dhe është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet DKA-së dhe Kompanisë “Albimi LTD” SH.P.K., që do t’u mundësojë nxënësve të shkollave profesionale, punësim sezonal gjatë pushimeve verore”, ka bërë me dije Shpend Nuhiu, drejtor i drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, transmeton 2lonline.com.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Drejtori Nuhiu, vizitoi nga afër këtë biznes inovativ të prodhimit të biçikletave në qytetin e Gjilanit, duke parë mundësitë konkrete për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

EkoHigjiena

Nuhiu tha se ky bashkëpunim është një hap domethënës në fuqizimin e arsimit profesional dhe afrim të shkollës me ekonominë lokale.

“Inkurajojmë edhe kompanitë e tjera prodhuese që të na bashkohen në këtë mision për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë tanë. Më shumë mundësi, punë dhe motivim për të rinjtë tanë”, ka thënë drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.