DYLON

Nuhiu: Komunën tonë do ta përfaqësojnë 18 nxënës fitues

Nuhiu: Komunën tonë do ta përfaqësojnë 18 nxënës fitues
Avatar photo Redaksia

“Nxënësit e klasave të IX-ta, të cilët do të na përfaqësojnë në garat e fazës së III-të në nivel republikan për gjuhën shqipe, janë gati për sfidën e radhës”, thonë drejtuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.

Kjo është hera e parë që këto gara organizohen në nivel të dy shteteve, Kosovë dhe Shqipëri, duke krijuar një mundësi të re për shkëmbim dijeje dhe përvojash mes nxënësve.

EkoHigjiena

“Besojmë se nxënësit e komunës sonë, falë angazhimit të mësimdhënësve dhe menaxhmentit të shkollave, do të na përfaqësojnë denjësisht edhe në fazën e IV-të, e cila do të zhvillohet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Si komunë, jemi të përkushtuar për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë, të cilët tashmë kanë përfunduar dy faza të rëndësishme të garës: atë në nivel shkolle dhe në nivel komunal”, thotë Shpend Nuhiu, drejtor i DKA-së.

Në fazën e parë morën pjesë 256 nxënës, në të dytën 114, ndërsa tani, në fazën e tretë, komunën  e Gjilanit do ta përfaqësojnë 18 nxënës fitues.

Një falënderim i veçantë u shkon edhe komisioneve profesionale për hartimin dhe vlerësimin e testeve, të cilët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e drejtë dhe cilësor të garave.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.