DYLON

Nuhiu: Komuna e Gjilanit kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e nxënësve të talentuar në matematikë

Nuhiu: Komuna e Gjilanit kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e nxënësve të talentuar në matematikë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komuna e Arsimit po mbështet projektin “Math 4 Talent,” i hartuar nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, nga i cili po përfitojnë rreth 50 nxënës nga shkollat e Komunës së Gjilanit.

Drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu, tregoi se 16 nxënës të klasave të 7-ta, 16 nxënës të klasave të 8-ta dhe 17 nxënës të klasave të 9-ta do të ndjekin trajnimet në lëndën “Matematika e Olimpiadave” për gjatë pesë fundjavave të ardhshme, pasi me sukses kanë kaluar testimin.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit, është e para në nivel republike që, përmes mbështetjes së aktiviteteve të tilla, kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e nxënësve të talentuar në matematikë”, tha drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.