DYLON

Nuhiu kërkon nga futbollistët e tij personalitet dhe autoritet për duelin ndaj FC Malisheva

Nuhiu kërkon nga futbollistët e tij personalitet dhe autoritet për duelin ndaj FC Malisheva
Avatar photo Redaksia

Kryetrajneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu ka kërkuar personalitet dhe autoritet nga futbollistët e tij para duelit ndaj FC Malisheva, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e katërt në Albi Mall Superligë.

Tekniku i gjilanasve është shfaqur para gazetarëve në konferencën për shtyp për të folur për duelin e së dielës ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Malisheva, si dhe ka folur për Gjilanin e këtij edicioni, serioz dhe i gatshëm për gjëra të mëdha.

EkoHigjiena

Duelin ndaj Malishevës e vlerëson si një ndeshje në të cilën kërkon kontinuitet. Kërkoj nga futbollistët të bëjnë paraqitje me autoritet dhe personalitet. Dua dhe kërkoj që në çdo ndeshje të reagojmë dhe të reflektojmë”, tha ai.

Nuhiu ka folur edhe për përballjet e së kaluarës ndaj kundërshtarit të nesërme.

“Kemi marrë mësimet e duhura nga e kaluara dhe ndeshja e nesërme do ta tregojë këtë gjë më së miri”, ka thënë kryetrajneri i SC Gjilanit.

Ai foli edhe për objektivat.

“Duam ta rikthejmë klubin në nivelet më të larta. Fokusi jonë është vetëm te ndeshja ndaj Malishevës dhe asgjë më shumë. Oreksi vjen duke ngrënë, kështu që dua të respektoj kundërshtarët, pasi që duke rrespektuar kundërshtarët respekton edhe vetën tënd”, ka thënë kryetrajneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu. /2LONLINE/