Drita ka triumfuar me rezultat të pastër në Ferizaj 0-2 në kuadër të javës së dymbëdhjetë në Superligë.
Kryetrajneri i kësaj skuadre Ardian Nuhiu u shpreh i lumtur me fitoren e arritur, derisa për këtë u dha merita futbollistëve të tij.
“Kishim gjithçka nën kontrollë që nga pjesa e parë e lojës. Në pjesën e parë të lojës krijuam pak raste, ndoshta ndikoi edhe disfata e fundit dhe ndeshja e radhës ishte afër. Futbollistët treguan karakter dhe u rikthyen në momentet e duhura, me ç’rast dua ti përgëzoj për këtë”, deklaroi Ardian Nuhiu para mediave.
Tashmë gjilanasit zëjnë vendin e dytë në renditjen tabelare me 24 pikë. Në kuadër të javës së trembëdhjetë, Drita do të udhëtojë për tu përballur me Flamurtarin.