DYLON

Nuhiu: Edhe katër logopedë të rinj për shkollat e komunës

Nuhiu: Edhe katër logopedë të rinj për shkollat e komunës
Avatar photo Redaksia

”Një lajm I rëndësishëm për gjithëpërfshirje në arsim”,tha drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ku, sipas tij, edhe katër logopedë të rinj janë për shkollat e komunës sonë për këtë gjysmë vjetor.

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet OJQ-së “Inkluzioni” dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit.

EkoHigjiena

“Ky bashkëpunim ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve me vështirësi në të folur dhe komunikim, përmes ofrimit të shërbimeve logopedike dhe krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës për zhvillimin e tyre”, tha Shpend Nuhiu.

Drejtori i Arsimit, theksoi se projekti parasheh ofrimin e shërbimeve logopedike në shkollat dhe institucionet parashkollore të Komunës së Gjilanit, si dhe në Qendrën Burimore të OJQ-së “Inkluzioni”, duke lehtësuar qasjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre në mbështetje profesionale.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim në Komunën e Gjilanit”, tha drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.