• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Nuhiu: Drita e gatshme për ndeshjen e nesërme

Redaksia 2LONLINE 10 Shtator, 2021 3 min
 Nuhiu: Drita e gatshme për ndeshjen e nesërme

Një ditë para ndeshjes së tretë kampionale, klubi jonë FC Drita ka mbajtur konferencë për media, ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe kapiteni i klubit, Ardian Limani.

FC Drita do të përballet me KF.Malisheva, ndërsa trajneri Nuhiu theksoi se tashmë me klubin janë rikthyer të gjithë futbollistët dhe janë gati për ndeshjen e nesërme.

“Kemi shfrytëzuar këto dy javë të pushimit, për t’i eliminuar gabimet në dy ndeshjet e para. Më gëzon fakti që futbollistët që kishin shqetësime të vogla i kanë kaluar ato, janë rikuperuar dhe me klubin janë rikthyer edhe futbollistët që ishin me kombëtaret e tyre. Kemi punuar mjaft mirë me gjithë grupin, nesër kemi një kundërshtar që është futur me entuziazëm në Superligë. Kemi parë kanë bërë dy ndeshje të mira, duke marrë rezultate pozitive dhe nesër kemi përballë një skuadër të motivuar. E kemi studiuar kundërshtarin, një skuadër mjaft agresive dhe shumë e diciplinuar, jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të vetëdijshëm që duhet shumë punë për të marrë më të mirën”, theksoi Nuhiu.

Kurse, kapiteni ynë, Ardian Limani theksoi faktin se tashmë skuadra është komponuar dhe secili i di detyrat e tij.

“Edhe ne si lojtar jemi të gatshëm për këtë sfidë, e cila mendoj që do të jetë ndeshje e vështirë, pasi KF Malisheva këtë vit janë pjesë e Superligës dhe është një skuadër entuziaste që do të mundohet ta tregojnë veten edhe ndaj nesh. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në këtë dy javorë dhe futbollistët e rinj janë ambientuar shumë mirë, jemi komponuar, sepse të gjithë janë futbollistë të një niveli të lartë, kuptojnë kërkesat e trajnerit dhe janë mishëruar shumë mirë”, deklaroi Limani.

Trajneri, Nuhiu poashtu theksoi se nga ndeshja në ndeshje do të ketë ndryshime në varësi të kundërshtarit.

“Varësisht kundërshtarit do të bëjmë përzgjedhjen, nuk diskutohet se kemi futbollistë formacioni, varësisht çfarë kërkojmë të luajmë dhe secili mund të bëjë më të mirën në ndeshjen e caktuar”, theksoi Nuhiu.

Ndeshja FC Drita – KF Malisheva, zhvillohet nesër, e shtunë 11 shtator, ora 16:00, në stadiumin “Liman Gegaj” Malishevë.    /2LONLINE.com/

Etiketa:Drita futboll Malisheva sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

ALBI MALL sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll 

18 Gusht, 2022

SC Gjilani e nis kampionatin me fitore, FC Drita me barazim

13 Gusht, 2022

Ekipet “Hustlers”(M) dhe Bashkimi (F) fitues të turneut në basketboll, organizuar nga Klubi Rotarian Gjilani

13 Gusht, 2022

Nuhiu: Objektivat do të jenë ndeshje për ndeshje, duke fituar çdonjërën apo duke mos humbur asnjërën

12 Gusht, 2022

Konferencë për media para ndeshjes Trepça ’89 – FC Drita

12 Gusht, 2022

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com