• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Nuhiu: Drita do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë, në çdo ndeshje të tregojë vlerë e karakter

Redaksia 2LONLINE 16 Shtator, 2022 3 min
 Nuhiu: Drita do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë, në çdo ndeshje të tregojë vlerë e karakter

Në prag të ndeshjes së xhiros së 8-të, KF Malisheva – FC Drita, kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe  futbollisti, Leonat Vitija në konferencë për media njoftuan për përgatitjet dhe atmosferën në klub.

Kryetrajneri, Nuhiu theksoi se Drita duhet të vazhdojë me intensitetin e njëjtë dhe në çdo ndeshje të tregoj vlerë e karakter.

“Duhet të vazhdojmë me intensitetin e njëjtë pavarësisht skuadrës që kemi përballë. Jemi të ndërgjegjshëm për kualitetin e skuadrës sonë, por duhet që në çdo ndeshje apo edhe në çdo stërvitje të tregojmë vlerat tona. Futbolli nuk pranon të kaluarën, por duhet që në çdo ndeshje të tregosh vlerat dhe me qasje të tillë duhet të shprehemi edhe nesër. Nesër duhet ta trajtojmë ndeshjen sikur ajo të jetë e fundit për ne dhe të bëjmë maksimumin për të marr maksimumin. Pres që të performojmë në lojën tonë, pastaj do të tregojmë e të jemi të rrëzikshëm për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Nuhiu.

Ndërkaq, futbollisti, Leonat Vitija shpreson në rezultat pozitiv.

“Realisht nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, duke e parë që më nuk ka ndeshje të lehta. Duke e parë formën që e kemi në ekip dhe cilësinë që e kemi brenda do të shkojmë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje dhe të kthehemi me rezultat pozitiv. Motivi te ne është gjithmonë i njejtë, sepse mundohemi t’i qasemi ndeshjeve me seriozitetin më të madh”, theksoi Vitija.

Përndryshe, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, poashtu shtoi se FC Drita ka lënë prapa fitoren në derbi dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e radhës.

“Çdo fitore rrit besimin te skuadra, por më besoni që me futbollistët e kemi lënë prapa atë ndeshje dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e ndesëme. Po e shohim një kampionat të rivalizuar dhe momentin që nuk del te maksimumi yt çdo skuadër mund të ndaloj. Për momentin më gëzon forma e skuadrës dhe nesër duhet të qasemi me shumë autoritet, sepse edhe kundërshtari ka qëllimet e veta dhe mund të befasoj”, potencoi Nuhiu.

Për ndeshjen e nesërme janë të gatshëm të gjithë futbollistët.

Ndeshja, KF Malisheva – FC Drita, zhvillohet nesër e shtunë, ora 15:00 në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë.  /2LONLINE/

Etiketa:Ardian Nuhiu Drita futboll KF Malisheva Leonat Vitija
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023
Policia

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave

1 Prill, 2023
Gjilan

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që

1 Prill, 2023
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Lajme të ngjashme

Zhgënjim total i Kosovës

29 Mars, 2023

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione rajonale në futsall

27 Mars, 2023

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Sfida 21- Dita Botërore e Sindromës Down, “21 mbajtje të topit nga kapiteni i Dritës, Ardian Limani

21 Mars, 2023

Përzgjedhësi Giresse shpërfaqi ambicien për kualifikim në Euro 2024

20 Mars, 2023

Gjilani barazon me Llapin, vazhdon ta mbajë pozitën e tretë tani me 40 pikë

19 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com