Drita ka triumfuar në derbin numër 30-të kampional përballë rivalëve SC Gjilanit, teksa vendosi një gol i vetëm i mbrojtësit Ardian Cuculi.
Kryetrajneri i ‘bardhekaltërve’ Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje, teksa ironizoi me Gjilanin duke potencuar se skuadra ‘kuqebardh’ nuk krijoi as edhe një rast të vetëm për gol.
“Kam kërkuar gjatë javës nga futbollistët që të ruajnë qetësinë dhe të jemi më të përqendruar pasi që kemi më shumë kualitet se skuadra e Gjilanit. Kjo u dëshmua edhe sot, pasi që dominuam në çdo aspekt dhe për këtë dua që ti përgëzoj futbollistët. Kundërshtarin e kufizuam duke mos lejuar të krijoj as edhe një rast të vetëm.”, deklaroi fillimisht Nuhiu.
Më tej Nuhiu la edhe një mesazh për tifozët “Intelektualët”:
“Një fitore për tifozët të cilët e kanë merituar dhe le të festojnë sonte”.
Në kuadër të javës së tetë të Superligës, Drita e pret në shtëpi Vushtrrinë.