DYLON

Nuhiu: Arbëria ‘kockë e fortë’, nuk ka ndeshje të lehtë

Nuhiu: Arbëria ‘kockë e fortë’, nuk ka ndeshje të lehtë
Avatar photo Elife Sherifi

Drita në stilin e saj ka arritur fitore të madhe në udhëtim tek Arbëria. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori, Bujar Shabani, në minutat e fundit të pjesës së pare.

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Drites, Ardian Nuhiu, i cili tha se këto tre pikë janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

“Një tre pikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment për vazhdimësinë e kampionatit. Një ndeshje e luftuar, po shohim një Arbëri (kockë e fortë), cdo ndeshje duhet të luftohet. Ishte e vështirë të qarkullonim topin dhe të lëviznim topin, krijuam disa raste dhe më vjen keq që nuk e mbyllem ndeshjen më herët. Drita gjithmonë kërkon më tepër, duhet të vazhdohet në këtë mënyrë. Po shohim një kampionat shumë të fortë me dhjetë ekipe, nuk ka ndeshje të lehte, duhet të luftohet qoftë edhe me ekipet që janë poshtë tabelës”, tha Nuhiu.

EkoHigjiena

Arbëria mbetet në vendin e pestë me 11 pikë të grumbulluara, kurse skuadra e Dritës tashmë renditet në vendin e dytë me 16 pike të mbledhura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.