DYLON

NPL“Tregu”: Të gatshëm çdo ditë  për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe shtigjeve të ecjes

NPL“Tregu”: Të gatshëm çdo ditë  për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe shtigjeve të ecjes
Redaksia

“Vjeshta sjell ngjyra të bukura që zbukurojnë çdo rrugë e lagje të qytetit, por njëkohësisht edhe sfida në mirëmbajtjen e hapësirave publike, për shkak të gjetheve që bien çdo ditë, andaj NPL Tregu, kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe shtigjeve të ecjes”, thonë drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, në Gjilan.

Bajram Isufi, Kryeshef Ekzekutiv NPL “Tregu”,  thotë se për këtë arsye, kjo ndërmarrje, përmes punëtorëve të angazhuar në terren, kujdeset çdo ditë për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe shtigjeve të ecjes, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët.

EkoHigjiena

“Edhe këtë javë e kemi nisur me të njëjtin përkushtim dhe angazhim, sepse kujdesi për hapësirat publike është përgjegjësi dhe përkushtim i përditshëm. – Këtë herë, ju sjellim disa fotografi nga puna e punëtorëve tanë në parkun prapa Sallës së Sporteve”, thuhet në njoftimin e Tregut.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.