DYLON

NPL “Tregu”: Vazhdojmë me mirëmbajtjen e hapësirave publike

NPL “Tregu”: Vazhdojmë me mirëmbajtjen e hapësirave publike
Redaksia

NPL “Tregu”, në Gjilan vlerëson se moti i lig që ka mbretëruar këto ditë në komunën e Gjilanit e ka bërë pothuajse të pamundur mirëmbajtjen dhe përkujdesjen e duhur ndaj hapësirave publike. Kjo është vërejtur veçanërisht me rënien e gjetheve nga drunjtë dekorativë nëpër qytet, e sidomos në sheshe, aty ku çdo ditë frekuentojnë më së shumti fëmijët dhe këmbësorët në përgjithësi.

“Prandaj, me të kuptuar se sot nuk do të ketë reshje shiu, në NPL “Tregu” kemi organizuar ekipe shtesë të punës, të cilat fillimisht u angazhuan në grumbullimin e gjetheve të rëna dhe më pas në largimin e tyre nga hapësirat e dedikuara për këmbësorë, veçanërisht në sheshet e qytetit, të cilat frekuentohen çdo ditë nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje Publike të Komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.