DYLON

NPL “Tregu”: Tregu i Gjelbër, lokalet afariste dhe parkingu do të punojnë edhe të dielave

NPL “Tregu”: Tregu i Gjelbër, lokalet afariste dhe parkingu do të punojnë edhe të dielave
Avatar photo Redaksia

NPL “Tregu”, Gjilan, ka njoftuar se, për t’iu përgjigjur fluksit më të madh të qytetarëve gjatë sezonës verore, do të zgjerojë orarin e funksionimit të shërbimeve të saj.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, nga 19 korriku deri më 30 gusht 2026, Tregu i Gjelbër, lokalet afariste dhe Parkingu i Ndërmarrjes do të jenë të hapura edhe gjatë ditëve të diel, duke u ofruar qytetarëve mundësi shtesë për kryerjen e blerjeve dhe shfrytëzimin e shërbimeve.

EkoHigjiena

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, Parkingu i Ndërmarrjes do të funksionojë çdo ditë me orar të zgjatur, nga ora 07:00 deri në 24:00.

Nga NPL “Tregu”, bëjnë të ditur se ky vendim është marrë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase dhe për t’iu përshtatur nevojave të qytetarëve gjatë muajve të verës. Ndërmarrja ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe besimin e vazhdueshëm. /2LONLINE/