DYLON

NPL “Tregu”: Po vazhdon aktiviteti ditor në mirëmbajtjen e hapësirave publike

NPL “Tregu”: Po vazhdon aktiviteti ditor në mirëmbajtjen e hapësirave publike
Avatar photo Redaksia

Ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan po vazhdojnë angazhimin e përditshëm në terren për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet, pavarësisht temperaturave të larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit.

Sipas drejtuesve të NPL “Tregu”, puna nis që në orët e para të mëngjesit, kur ekipet realizojnë pastrimin e përmendoreve, si dhe ujitjen e drunjve dekorativë, me përkushtim për ta mbajtur pastërtinë në këto hapësira publike.

EkoHigjiena

Ata bëjnë të ditur se aktivitetet e mirëmbajtjes vazhdojnë gjatë ditës në rrugë dhe ambiente të tjera publike, me qëllim që qyteti të mbetet sa më i pastër dhe i mirëmbajtur, transmeton 2LONLINE.

Drejtuesit e ndërmarrjes kanë shprehur mirënjohje për punëtorët e angazhuar në terren, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre të pandërprerë edhe në këto ditë me temperatura të larta.

“Puna vazhdon çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, theksojnë drejtuesit e NPL “Tregu”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.