DYLON

NPL “Tregu”, partner në shërbim të qytetarëve!

NPL “Tregu”, partner në shërbim të qytetarëve!
Redaksia

Ndërmarrja Publike Lokale (NPL) “Tregu” në Gjilan, ishte nikoqir i një aktiviteti në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit të ekonomive familjare, ku përfituese ishin 30 familje nga komunat e Gjilanit dhe Kamenicës.

OJQ LIZA-R, në mbështetje të partnerit të saj IHH Nederland, realizoi shpërndarjen e konstruksioneve metalike dhe najlonëve për sera, në kuadër të projektit “30 Sera Bujqësore për Familjet në Gjilan dhe Kamenicë”.

EkoHigjiena

“Në vazhdën e përkushtimit tonë për të qenë pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, NPL Tregu vuri në dispozicion hapësirën e parkingut të Tregut për realizimin e këtij aktiviteti, duke kontribuar kështu në mbarëvajtjen e tij dhe në mbështetjen e familjeve përfituese”, thuhet në njoftimin e NPL “tregu”.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes vlerëson se bashkëpunimi dhe mbështetja e iniciativave të tilla janë një kontribut i drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e komunitetit.

“NPL “Tregu”, partner dhe bashkëpunëtor i të gjithë atyre që punojnë për qytetarin dhe të mirën e komunës sonë”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.