NPL “Tregu” në frymën e festave të nëntorit
“Datat kombëtare që kanë rëndësi të veçantë për historinë, identitetin dhe krenarinë tonë, i kemi respektuar dhe nderuar gjithmonë. Edhe këtë vit, në prag të festave të Nëntorit, kemi vendosur flamujt kombëtarë dhe flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë respekti për ngjarjet dhe figurat që shënuan rrugën tonë drejt lirisë”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan.
28 Nëntori përfaqëson një ditë me rëndësi të veçantë në historinë tonë kombëtare – Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Përmes këtij aktiviteti, nderojmë dhe kujtojmë përpjekjet, sakrificën dhe qëndresën ndër breza, nga epoka e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, deri te historia më e re e Kosovës, që kulmoi me luftën për liri dhe sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për atdheun”, thuhet në njoftimin e NPL “Tregu”. /2LONLINE/
