DYLON

NPL “Tregu”, ka filluar krasitjen e disa pemëve me rrezikshmëri të lartë

NPL “Tregu”, ka filluar krasitjen e disa pemëve me rrezikshmëri të lartë
Redaksia

Me hyrjen në stinën e vjeshtës, me kërkesë të drejtorive përkatëse, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Arsimit, Ndërmarrja Publike Lokale NPL “Tregu” ka filluar punimet për krasitjen e disa pemëve me rrezikshmëri të lartë në lokacione të ndryshme të qytetit.

Këto intervenime kanë për qëllim parandalimin e thyerjes së degëve si pasojë e erërave të forta gjatë vjeshtës, si dhe peshës së mundshme të borës gjatë dimrit, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e hapësirave publike.

EkoHigjiena

Sipas drejtuesve të NPL “Tregu”, realizimi i këtyre punimeve është bërë i mundur edhe falë asistencës së vazhdueshme të kompanisë EL-BAU SHPK e cila vazhdimisht u është përgjigjur pozitivisht kërkesave të drejtorive përkatëse dhe NPL “Tregu”.

“Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për kolegët e kompanisë EL-BAU për korrektësinë, gatishmërinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. NPL TREGU SH.A. – Në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe kujdesit ndaj ambientit”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.