DYLON

Novobërdës i dhurohet një “Jeep Toyota” nga përfaqësuesit e UNMIK-ut

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Komunës së Novobërdës i dhurohet një veturë  të tipit  Jeep Toyota nga përfaqësuesit e  UNMIK në Kosovë.

Robert Sorenson përfaqësues I UNMK-ut në Kosovë  vizitoi këtë komunë ku është takuar me kreun e Novobërdës Svetislav Ivanovic, me këtë rast ka dhuruar një xhip  për nevojat e Komunës së Novobërdës.

EkoHigjiena

Sorenson I cili i dëshirojë suksese në punën e mëtutjeshme  në pozitën e Kryetarit të Komunës së Novobërdës kryetarit Ivanovic, e njoftoi  për donacionin në fjalë, që është një automjet  për teren, për funksionim më të mirë dhe efikas të Administratës komunale.

Nga ana e tij, kryetari i Komunë së Novobërdës Svetislav Ivanovic  falënderoj përfaqësuesit e UNMIK-ut  për ktë donacion  por edhe për vizitën e bërë dhe  bëri të ditur se vetura “Jeep Toyota” do të shërbej për nevojat e Komunës që ajo të jetë sa më efektive. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.