DYLON

Novobërda e Juniku vazhdojnë traditën e këmbimit të përvojave

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me iniciativën e këshilltarëve për Qeverisje Lokale nga CDF, Ibrahim Kryeziu dhe Vjollca Behluli, në komunën e Junikut dhe Novobërdës,  u zhvillua takimi i dytë në mes të këtyre dy komunave, në këmbim të përvojave mbi funksionimin e Qendrës për Shërbim të Qytetarëve dhe Zhvillimin e Turizmit Rural.

Zyrtarët nga komuna e Junikut, vizituan komuën e Novobërdës, me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, me të cilin biseduan rreth punës së Qendrës për Shërbim të Qytetarëve si dhe rëndësinë e zhvillimit të turizmit rural, marrë për bazë që të dyja komunat kanë potencial natyror për zhvillimin e turizmit rural, si dhe pastaj vizituan Qendrën dhe u takuan me stafin me të cilët biseduan për punën e tyre si dhe sfidat e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve të përditshme për qytetarët.

EkoHigjiena

Zyrtarët nga komuna e Junikut gjatë tërë kohës u shoqëruan nga Shefi i Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në komunën e Novobërdës, i cili I njoftoi musafirët me të gjitha aktivitetet në këtë qendër.

Për më tepër, komuna e Novobërdës i dhuroi zyrtarëve nga komuna e Junikut, publikimin e përgatitur nga kjo komunë mbi punën dhe të arriturat katër vjecare të adminsitratës komunale, publikim ky i përgatitur me iniciativën dhe ndihmën e këshilltares nga CDF, si dhe katalogun me mundësitë për zhvillimin e turizmit rural në komunën e Novobërdës.

Zyrtarët nga të dyja komunat u zotuan se bashkëpunimi i tyre në fushat me interes të përbashkët do të vazhdojë edhe më tutje, përmes të këmbimit të përvojave edhe në fusha të tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.