DYLON

Nora Gjakova e artë në Tunis

Avatar photo Redaksia

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në turneun “Afrikan Open” që po mbahet në Tunis. Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, kurse pastaj ka arritur që në kategorinë 57 kg të shënojë 2 fitore për të kaluar grupin.

Pas kualifikimit të saj në mesin e katër më të mirave, Nora Gjakova u përball në gjysmëfinale me spanjollen Jaione Equisoain, të cilën e gjunjëzojë duke vazhduar në finale, ku pati punë me francezen Helene Receveaux.

EkoHigjiena

Edhe ndaj xhudistes franceze Nora Gjakova ishte bindëse dhe arriti që të triumfojë duke rrëmbyer medaljen e artë në turneun e Tunisit, ku pjesë e ekspeditës kosovare ishte edhe vëllau i saj Akili, të cilit i mungoi fati.

Edhepse nuk mori pjesë në këtë garë, e pranishme për të përcjellur këtë garë ishte edhe Majlinda Kelmendi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.