DYLON

NOPM, takim këshillues me nxënës të grupmoshave të ndryshme

NOPM, takim këshillues me nxënës të grupmoshave të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’, ka mbajtur takimin këshillues me temën “Marrja e masave mbrojtëse si dhe preventiva e fëmijëve nga dukuritë negative”.

Qëllimi i takimit ishte dhënia e këshillave mbrojtëse dhe vetëdijesimi i nxënësve të shkollave fillore me situatat në të cilat mund të bien ndesh, si dhe diskutimin e sfidave dhe mundësive për përmirësimi e qasjes së fëmijëve, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen dhe çasjen e tyre sa më gjithëpërfshirëse.

Në takim përveç stafit të NOPM-së morën pjesë edhe Zyrtarja Komunale për të Drejtat e Njeriut, respektivisht koordinatorja për te drejtat e fëmijëve, dhe një pjesëtar nga Policia e Kosovës gjegjësisht nga policia me bazë komuniteti, ku si temë e përzgjedhur për elaborim para nxënësve ishte tema “Si ti mbrojmë fëmijët nga përdorimi i Internetit’’ dhe sfidat tjera.

EkoHigjiena

Forma e takimit ka qenë me karakter informues e vetëdijesues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë gjatë përdorimit të internetit dhe zbulimin e të dhënave të tyre nga sulmet e ndryshme kibernetike. Bisedimi me nxënës ka qenë interaktiv ku kemi marr pyetje e përgjigjeje të ndryshme si dhe shqetësimet për mbrojtjen dhe vetëdijesimin e tyre në përdorim sa më efikas dhe të sigurt të internetit.

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.