Në Kamenicë, Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’, ka mbajtur takimin këshillues me temën “Marrja e masave mbrojtëse si dhe preventiva e fëmijëve nga dukuritë negative”.
Qëllimi i takimit ishte dhënia e këshillave mbrojtëse dhe vetëdijesimi i nxënësve të shkollave fillore me situatat në të cilat mund të bien ndesh, si dhe diskutimin e sfidave dhe mundësive për përmirësimi e qasjes së fëmijëve, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen dhe çasjen e tyre sa më gjithëpërfshirëse.
Në takim përveç stafit të NOPM-së morën pjesë edhe Zyrtarja Komunale për të Drejtat e Njeriut, respektivisht koordinatorja për te drejtat e fëmijëve, dhe një pjesëtar nga Policia e Kosovës gjegjësisht nga policia me bazë komuniteti, ku si temë e përzgjedhur për elaborim para nxënësve ishte tema “Si ti mbrojmë fëmijët nga përdorimi i Internetit’’ dhe sfidat tjera.
Forma e takimit ka qenë me karakter informues e vetëdijesues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë gjatë përdorimit të internetit dhe zbulimin e të dhënave të tyre nga sulmet e ndryshme kibernetike. Bisedimi me nxënës ka qenë interaktiv ku kemi marr pyetje e përgjigjeje të ndryshme si dhe shqetësimet për mbrojtjen dhe vetëdijesimin e tyre në përdorim sa më efikas dhe të sigurt të internetit.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).