(2L ONLINE)- Vikendi që lëmë pas ishte ‘’festë’’ për futbollistët e rinj gjilanas. E shtuna dhe e diela i gjeti disa prej tyre në terrenet sportive për ti filluar garat për sezonin e ri futbollistik. Gjithçka ishte e planifikuar dhe gati për fillimin e mbarë të një aktiviteti sportiv me karakter garues në të cilën në fund do të shpërblehen më të mirët. Për këtë kanë menduar organizatorët si dhe vetë kryetari i kësaj lige, Malazog Hoxha që ka sjellë disa ndryshime sa i përket mbarëvatjes së garave.
“Po fillojmë edhe një cikël të ri të garave në Rajonin e Gjilanit, mirpo kësaj here me mjaft ndryshime. Për shkak të distancës së largët që djelmoshat e rinj u detyruan të udhëtonin e kemi ndarë Ligën në dy grupe atë të Veriut dhe Jugut dhe shpresojmë se garat do të vijojnë sipas planit që kemi hartuar me organizatorët para fillimit të sezonit”, tha fillimisht Hoxha.
Në pyetjen e Portalit ‘’2L ONLINE’’, për eliminimin e problemeve dhe vështirësive të cilat kjo ligë i pati sezonin e kaluar, Hoxha u përgjigj: “Siç thashë edhe në fillim gjithçka është e planifikuar. Problemi kryesor që kemi pasur kanë qenë terrenet e pakta sportive, ndërkohë këtë vit është më ndryshe pasi në plan janë futur edhe disa terrene të cilat i plotësojnë kriteret për një ndeshje futbollit. Klube iu është shpërndarë rregullorja në bazë të cilës do veprojnë ndërkohë për çdo lëshim të tyre do të marrim masa”.
Regjistrimi i skuadrave të reja në këtë ligë është më se evidente ndërkohë ajo që bie në sy është largimi i skuadrës shqiptare që vjen nga Tërnoci e cila ka hequr dorë nga garimi pas shumë viteve pjesëmarrje në ligën rajonale të futbollit në Gjilan. Sipas kryetarit Hoxha përkundër dëshirës dhe insistimit të ligës që edhe më tutje të kenë skuadrën nga pjesa lindore në gjirin e saj ishte e pamundur pasi klubi i Tërnocit kishte marrë vendim për të garuar në Ligën serbe.
Pos numrit të madh të skuadrave këtë viti, rajonit të Gjilanit gjithashtu po i shtohen edhe gjyqtarët për të cilët ish-gjyqtari Malazog Hoxha ndjehet mjaft i lumtur me këtë të arritur. ‘’Kemi mbi 30 gjyqtarë të rinjë të cilët janë në dispozicion të garave ndërkohë ne po punojmë në pëmirësimin e tyre në mënyrë që ti kemi prezent edhe në ndeshjet elitare të futbollit në vend’’, përfundoi Hoxha.
Njomakët nga Grupi i Veriut veç se ja kanë bërë sefte këtij kampionati duke zhvilluar ndeshjet e para të kësaj sezone.
Në tri ndeshjet e zhvilluara në tri kategoritë kemi këto rezultate:
Fatosët U-13
Vitia 0:0 Presingu
Migjeni 0:6 Universi
Shkëndija B 0:8 Shkëndija
Galaksia pushoi
Pionierët U-15
Vitia 1:0 Presingu
Migjeni 0:1 Universi
Shkëndija B 0:5 Shkëndija
Galaksia pushoi
Kadetët U-17
Vitia 4:3 Presingu
Migjeni 0:3 Universi
Shkëndija B 0:3 Shkëndija
Galaksia pushoi
Ndërkohë në Grupin e Jugut do të takohen:
Dardana – Drita B
Ardhmëria – Drita
Gjilani – Bashkimi K.
/Drilon SYLEJMANI/2L ONLINE/
/fotoarkiva/