Trajtimi i njollave bëhet me preparate, të cilat duhet të përdoren në darkë pas trajtimit të fytyrës me late dhe tonik. Këto medikamente mund të jenë në forma të ndryshme, si ampulë, serum, xhel dhe krem.
Përdorimi i tyre duhet të aplikohet me shumë kujdes, duke iu përshtatur tipit të lëkurës, (e thatë, normale dhe yndyrshme). Personave me lëkurë normale apo të yndyrshme iu përshtatet më mirë ampula dhe xheli, pasi aplikimi i kremit është më i lehtë, por shumë më i vështirë për t’u përthithur.
Ndërsa tek fytyrat e thata është më specifik përdorimi i kremit, ndërkohë që në raste emergjente serumi dhe ampulat japin një efekt më të shpejtë dhe anë të rekomandueshme. Ajo që nuk duhet të harrohet asnjëherë është fakti që fillimisht duhet t’i aplikojmë kremrat në pjesën e njollave, dhe vetëm në momentin që preparatet kanë bërë efektin zbardhës, mund t’i përdorim në të gjithë fytyrën për të krijuar njëtrajtshmëri.
Në rastin e lëkurave të nxira në mënyrë të njëtrajtshme nga rrezatimi diellor, mund ta aplikojmë në të gjithë fytyrën. Ndërsa në moshat mbi 30 vjeç, krahas trajtimit të njollave duhet të realizohet edhe përdorimi i skrupit ose i ekspoliantit, i cili shërben për pastrimin e poreve në thellësi, si dhe për shkëputjen e qelizave të vdekura.
Afati kohor i përdorimit të këtyre substancave zbardhuese nga njollat është i pa përcaktuar, por mund të aplikohen deri në momentin e zhdukjes së tyre totale.