Njoftim për rifillimin e furnizimit me ujë
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Njoftim për rifillimin e furnizimit me ujë
Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Përlepnicë
Data: 10 shtator 2026
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se defekti në gypin kryesor DN 500 në FPU Përlepnicë është evituar dhe furnizimi me ujë ka filluar të rikthehet gradualisht.
Për shkak të punimeve të kryera në rrjet, gjatë orëve të para uji mund të paraqitet me ngjyrë ose turbullirë në rubinetat tuaja. Kjo mund të ndodhë si pasojë e ndërhyrjeve në rrjet dhe nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi gjendja do të stabilizohet gradualisht me rikthimin e plotë të furnizimit.
Konsumatorët që ndodhen në pikat më të larta mund të kenë ende vështirësi ose vonesa në furnizim deri në stabilizimin e plotë të sistemit dhe presionit në rrjet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
0800 61 000
