Njoftim për konsumatorët që furnizohen nga Stacioni i Pompimit Banjë në Gjilan
KRU “Hidromorava” Sh.A. njofton konsumatorët që furnizohen nga Stacioni i Pompimit Banjë se uji mund të përdoret sërish për pije dhe për nevoja të tjera të amvisërisë.
Analizat laboratorike të kryera pas rritjes së turbullirës nga reshjet e fundit tregojnë se uji i plotëson standardet dhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ (UA) Nr. 10/2021 për Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njerëzit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin gjatë periudhës së kufizimit.
KRU “Hidromorava” Sh.A.
