Njoftim për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Përlepnicë
NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË
Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Përlepnicë
Data: 10 shtator 2026
Ora: 11:00
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në gypin kryesor DN 500 në FPU Përlepnicë, nga ora 11:00 është ndërprerë procesi i trajtimit dhe furnizimit me ujë.
Ekipet teknike të mirëmbajtjes së Kompanisë, së bashku me Operatorin Ekonomik që është duke punuar në rrjet, do të angazhohen për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në afatin më të shkurtër të mundshëm.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
0800 61 000
