DYLON

Njoftim për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë – Viti

Njoftim për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë – Viti
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT QË FURNIZOHEN ME UJË NGA FPU LETNICË – VITI

EkoHigjiena

❗MOS E PËRDORNI UJIN NGA RRJETI I UJËSJELLËSIT PËR PIJE

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike, ka ardhur deri te ndryshimi i parametrave fizikë të ujit në sistemin e furnizimit nga FPU Letnicë – Viti. Si rezultat, uji aktualisht nuk i plotëson standardet për ujë të pijshëm dhe konsiderohet i papërshtatshëm për konsum.

Për këtë arsye, uji nga rrjeti publik i ujësjellësit nuk duhet të përdoret për pije deri në një njoftim të radhës, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit.

? Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike (larje, sanitare, etj.).

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt,

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

☎️ 0800 61 000

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.