NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË DOBËRQAN
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e reshjeve të fundit dhe depërtimit të ujërave sipërfaqësore në rezervuarin e ujit, është rritur niveli i turbullirës së ujit në zonën e furnizimit në Dobërçan.
Për këtë arsye, deri në njoftimin e radhës, uji nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim, përfshirë pirjen, përgatitjen e ushqimit dhe përdorimin shtëpiak.
Konsumatorët do të njoftohen me kohë për ndryshimin e gjendjes dhe rikthimin e përdorimit të ujit.
Për informata shtesë, mund të na kontaktoni në numrin pa pagesë: 0800 61 000.
Faleminderit për mirëkuptimin!
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
